Kandidatete për deputete të Partisë Demokratike për qarkun Durrës, Manjola Luku, Blerina Reçi dhe Merita Dakovelli kanë zhvilluar këtë të shtunë një takim me gratë e qytetit bregdetar.

Përmes një postimi në Facebook, Luku shkruan se gratë dhe vajzat e Durrësit  e kanë përqafuar ndryshimin, ndërsa zbulon se në këtë takim kanë bashkëbiseduar më gjerësisht mbi programin e Partisë Demokratike.

POSTIMI I LUKUT

Gratë dhe vajzat e Durrësit e kanë përqafuar ndryshimin. Takimi me ato shërbeu për të bashkëbiseduar më gjerësisht mbi programin e Partisë Demokratike.

Programi i PD është programi i shpresës për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.

Në gjithë këto vite jemi përballur me shumë sfida, të cilat na kanë bërë më të forta dhe më besimplota për ta marrë vetë në dorë fatin e vendit tonë.

25 prilli do të jetë dita, së bashku do t’u drejtohemi kutive të votimit për të larguar njëherë e mirë Edi Ramën nga pushteti.

Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja e madhe.

Gratë dhe vajzat e Durrësit e kanë përqafuar ndryshimin. Takimi me ato shërbeu për të bashkëbiseduar më gjerësisht mbi…

Posted by Manjola Koni Luku on Saturday, April 17, 2021