Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Manjola Luku ka zhvilluar një takim me tregtarët e fruta-perimeve në Sukth.

Luku shkruan në Facebook se ulja e konsumit për shkak të rënies së fuqisë blerëse është shqetësimi kryesor për tregtarët

Sipas saj, varfëria është ulur këmbëkryq në shumë familje të zonës, ndërsa dhjetëra të rinj e të reja kanë emigruar, në pamundësi për të gjetur një vend pune.

POSTIMI I PLOTË

Ulja e konsumit për shkak të rënies së fuqisë blerëse është shqetësimi kryesor për tregtarët e fruta-perimeve në Sukth.

Varfëria është ulur këmbëkryq në shumë familje të zonës, ndërsa dhjetëra të rinj e të reja kanë emigruar, në pamundësi për të gjetur një vend pune.

Shpresa për një të ardhme ndryshe pas 25 prillit, dallohet qartë në bisedat me ta. Ata janë të sigurt se me votë do të sjellin ndryshimin e shumëpritur.

Ulja e konsumit për shkak të rënies së fuqisë blerëse është shqetësimi kryesor për tregtarët e fruta-perimeve në…

Posted by Manjola Koni Luku on Wednesday, April 7, 2021