Kryedemokrati i Durrësit, Ferdinand Xhaferaj u surprizua gjatë takimeve me qytetarët teksa para i doli një ish-mësuese.

Kjo e fundit deklaroi që në fillim se ishte socialiste, por se nuk mund të rrinte “pa i thënë dy fjalë” kandidatit demokrat.

Ajo thekson se “është e majtë që prej vitit 1990 dhe ndoshta e tillë do të vdesë”, ndërsa vlerëson Xhaferajn si një person të respektuar, familjar dhe që i rri pranë qytetarëve të Durrësit.