Drejtuesi politik i PD për qarkun Durrës dhe njëkohësisht kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë ka denoncuar mbrëmjen e sotme atë që ai e cilëson skandal kriminal të rilindjes.

Sipas Palokës, strukturat shtetërore po mbushin gjatë natës gropat e krijuara në asfalt me zhavorr, por ato janë bërë shkak për një aksident.

Paloka publikon videon ku shfaqet një makinë e përmbysur, ndërsa shkruan se ndërmarrja që po mbush gropat po rrezikon jetën e banorëve.

“Sot nje ndermarrje e tille ka rrezikuar jeten e banoreve. Nuk dihet se kush, ka hedhur ne rruget e Shenavlashit, pirgje me zhavorr me qellim qe te mbyllin disa nga gropat e ketyre tete viteve. Ne mungese edhe te dritave ne rruge, kjo eshte bere shkak per nje aksident . Nje makine qe po kalonte ne rruge , nuk e ka dalluar pirgun e zhavorrit dhe eshte permbysur. Nuk dihet me cfare pasojash!”,– shkruan ai.

Sipas drejtuesit politik, “Prokuroria duhet menjehere te hetoje dhe te marre ne pergjegjesi penale ata qe jane bere shkak per kete akt kriminal dhe per gjithe krimet elektorale te “rilindjes” ne keto dite te fundit te fushates!”