Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare kanë firmosur sot marrëveshjen mes tyre, e cila do ti hapi rrugë zgjidhjes së një sërë problemesh me të cilat hasen sot punonjësit në vendin tonë dhe që sindidakta i ka adresuar dhe do tja kërkojë qeverisë së ardhshme.

Firmosja e marrëveshjes është bërë sot në qytetin e Durrësit dhe në emër të Partisë Demokratike ka firmosur numri dy, nënkryetari Edi Paloka.

Gëzim Kalaja, President i BSPSH u shpreh në fjalën e tij se kjo marrëveshje do të marrë jetë menjëherë pasi Partia Demokatike e Shqipërisë do të vijë në pushtet dhe kjo sipas tij nuk ka diskutim.

Nënkryetari Paloka u shpreh se akmarrëveshja e sotme do të zbatohet në bashkëpunim me sindikatën.

Pikat kryesore të kësaj aktmarrëveshje janë rritje e pagës në shqipëri deri në 300 euro, riorganizimi dhe vendosja e ministrisë së punës e cila u hoq nga qeveria aktuale, rishikimi i statusi të minatorit, heqja e aksicëz së naftës, ngritja e pensioneve, ngritja e pagave të punonjësve të arsimit.

Edi Paloka, kryesor listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për Qarkun Durrës, për zgjedhjet e 25 prillit.