Pas takimit që PS e cilësoi madhështor në zonën e ish-Kënetës, në po të njëjtën ditë kur dy zyrtarët e PS-së, Ardit Kërtusha dhe Serjan Mazrreku u larguan nga partia e tyre për t’u takuar dhe rreshtuar në krah të kreut të demokratëve Lulzim Basha, PD duket se po i “kthen forcën” rivalëve politikë.

Pamjet që po publikojmë janë marrë pak minuta më parë nga zona e ish-Kënetës, ku dhjetëra mbështetës të PD-së, me një varg të gjatë makinash dhe flamuj janë duke pritur liderin e tyre Lulzim Basha.

Këto pritje entuziaste janë kthyer tashmë në ritual në çdo qytet, ku Basha vjen për të zhvilluar takimet elektorale.

Vlen të theksohet fakti, se edhe pak ditë më parë, kur Basha vizitoi Durrësin dhe një nga ndalesat ishte zona e ish-Kënetës, me qindra banorë të zonës ndoqën live takimin e Bashës me ta.