I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24, kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi tha se PD do të kallëzojë në SPAK të gjitha shkeljet që po bëhen në fushatë.

Ai tha se në monitorimin e tyre, ka pasur shkelje dhe indicie të shit-blerjes së votës dhe për këtë ai tha se do të kallzojnë në organet kompetente.

Bylykbashi u shpreh se Rama nuk është pjesë e listës fituese në Durrës, pasi sipas tij, Partia Socialiste nuk merr më shumë se 6 mandate në këtë qark.

Lajmi i Kolegjit Zgjedhor, subjektet politike me numra, po loboni për numrit, iu penalizon?

Bylykbashi: Komisoneri i KQZ mori një vendim në përputhje me ligjin. Zgjedhësve iu dha e drejta të përzgjedhin jo vetëm partitë politike, por edhe kandidatët, votohet duke personalizuar ekipin që do të jetë në Parlament. Kjo e drejtë u hoq nga Edi Rama nëpërmjet KAS-it dhe Kolegjit Zgjedhor, sepse ata aty e kanë fuqinë e tyre. Kolegji mori vendim ashtu siç i interesonte Edi Ramës. Ky është fakti, Rama kërkonte këtë dhe ashtu e zgjidhi. Nuk i ka bërë dëm partive të tjera, por interesit të zgjedhësve. Votuesit ju mor mundësia për të parë kandidatët në qendrat e votimit. Ju mor mundësia të heqin nga listat kandidatët, ata që mund të jenë kriminelë. Ka arsye se shkohet tek fleta e votimit dhe vendoset me kryq tek preferenca. Një gjë është emri i kandidatit me reputacion, integritet, e nga ana tjetër një person që mund të jetë mamuth i korrupsionit, person që të gjithë e kanë në diskutimet e tyre, ose njerëz që janë pjesë e krimit. Impakti i saj do të jetë, por nuk është ky kryesori. Është përpjekje e Ramës për të zvogëluar maksimalisht goditjen që do i japin.

Numrat shkaktojnë kakofoni?

Bylykbashi: Listat e hapura e kanë këtë vështirësi, kanë pasur edhe vendet e tjera. Një nga pasojat është që zgjedhës të caktuar mund ta kenë të vështirë dhe vota e tyre shkon e pavlefshme. Ftesa për shqiptarët është që të dalin dhe votojnë, të votojnë për ndryshimin dhe inovacionin. Nuk mundet që të rinjtë të qëndrojnë në këtë kolaps shtresash. Ata mund të votojnë nga shtëpia e tyre, dhe të kopjojnë Evropën në Shqipëri. Ne ndeshim nevojën për ndryshim tek njerëzit. Oferta e Ramës i duket kakofonike. Jam fare komod që Rama do të jetë aty, sepse është pjesë e listës së humbjeve në Durrës. PS nuk shkon më shumë se 6 mandate, PD do të marrë 8. PD e ka dëshmuar që mund të arrijë kaq vota. Rama ka ardhur për t’i dhënë kooptuarën e madhe, por s’ka durrsak që s’e di.

Si do e mbroni votën?

Bylykbashi: Do të ketë denoncime, po bëhen gati për ata që po bëjnë shitblerjen e votës. Shit-blerja e votës është në format nga më të ndryshmet, jo vetëm paraja, por edhe marrja e kartave të ID, por edhe fondet për rindërtimin, po u jepet lekë para që nuk kanë pasur dëme. Të gjitha këto do të shkojnë në SPAK, mund të bëjmë edhe kallëzimin penal para datës 25, por duam që SPAK të godasë sot. Kutitë nuk mbushen, do të ketë kamera në qendrat e votimit, të mos ketë presion. Pra janë marrë një seri masash, rinumërimi i votës do të jetë i thjeshtë. Ne po bëjmë gati të gjithë veprimet e nevojshme për të goditur ata që mendojnë se do të veprojnë si në të shkuarën. Shqiptarët kanë mundësi për të votuar numrin 9.

Ju kur bëni fushatë i thoni, votoni numrin 4 dhe 9?

Bylybashi: Po, por më e rëndësishmja është numri 9. Midis dy listave midis PS dhe PD në Durrës, kemi një listë me CV të lidhur me krimin dhe korrupsionin dhe lista jonë e mbushur me CV e njerëzve që kanë kontribut politik. Kemi 8 vite që kemi mbetur tek statusi i vendit kandidat. Nuk mundet të blejë vota nëse SPAK është i pavarur. Basha thotë se rikthehemi rrugës për në BE. /BW