Në takimin që kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi me banorët e ish-Kënetës në Durrës, një nga pjesëmarrësit deklaroi se ishte socialist prej 22 vitesh, por këtë herë do të votonte PD-në.

“Mirë se erdhe zoti kryeministër”,- iu drejtua ai Bashës, ndërsa më pas shtoi “Votoj prej 22 vitesh Partinë Socialiste, por jam i zhgënjyer. Unë do të votoj PD, të gjithë socialistëve u kërkoj të votojnë Partinë Demokratike”.

Më herët, “DurrësLajm” publikoi momente nga pritja që banorë të zonës së ish-Kënetës i rezervuan kryedemokratit Basha.

Në takim me ta, Basha premtoi se procesi i Rindërtimit do të vazhdojë në këtë zonë, që në 8 vite të qeverisë Rama ka vuajtur mungesën e investimeve.

Përkrah Bashës dhe Ferdinand Xhaferajt, kreut lokal të degës dhe kandidatit për deputet në këtë zonë, në takim u shfaqën edhe dy ish-zyrtarët e PS-së Ardit Kërtusha dhe Serjan Mazrreku, që në fundjavë iu bashkuan opozitës.