Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Xhaferaj: Lefter Koka dhe Adrian Çela, të lidhur me elementë kriminalë (VIDEO)

05/04/2021 - 14:45

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, njëkohësisht kandidat për deputet në këtë qark, Ferdinand Xhaferaj ka deklaruar se qyteti bregdetar adiministrohet nga një ekip që ka karakterin e një bande.

Në një intervistë për "DurrësLajm", Xhaferaj sulmon kundërshtarët politikë ndërsa thotë se kandidati socialist Lefter Koka dhe drejtuesi politik i PS-së për qarkun Durrës, Adrian Çela janë të lidhur me elementë kriminalë.

 "Keqadministrim, mosshërbim që kanë ardhur nga një sjellje politike e këtij ekipi që në shumë raste ka pasur karakterin e një bande. Kanë qenë disa element të lidhur me grupe kriminale dhe këtë e dinë të gjithë qytetarët. Të gjithë e dinë që këto vite qyteti është një grup prej dy, tre personash. Lefter Koka, Adrian Çela, të lidhur me elementë kriminalë, që të gjitha produktet që ka dhënë ky qytet janë administruar nga këta."

Duke u ndalur te lista e Partisë Socialiste, Xhaferaj thotë se është pasqyrë e dosjes së bujshme "339", pasi në të janë të përfshirë elementë të përfolur për korrupsion dhe dhunë.

"Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe lista është pasqyrë e 339-ës. 40% e listës janë elementë të artikuluar në 339-n, elementë të përfolur për afera të rënda korruptive, janë elementë të përfolur për dhunë."

Më tej, Xhaferaj komentoi edhe fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit, e miratuar pak ditë më parë nga  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas kryedemokratit, PS zgjodhi një fletë votimi me numra dhe jo me emra pasi në listën e socialistëve janë kandidatë të përfolur në dosjen 339 si dhe sepse Rama nuk i vlerëson si emra bashkëpunëtorët e tij, por i llogarit si numra.

"Nëse Partia Demokratike është tërësisht e angazhuar që fleta e votimit të ishte me emra, ishte legale iniciativa e PS-së që të mos kishim emra po të kishim numra. Këtë mund ta shohësh në dy kënde të ndryshme, njëri kënd është që emrat që ka Partia Socialiste janë element të 339-ave apo të të gjithë kësaj masakre, abuzimi, kësaj urrejtje që ka në qytete për emrat e Partisë Socialiste. Një këndvështrim tjetër mund të jetë fryma autoritare që ka krijuar Edi Rama, mënyra sesi ka qeverisur, njerëzit që bashkëpunon nuk i llogarit si emra, por i llogarit si numra."

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike do të dorëzojë nesër në SPAK dosjen me prova e fakte të asaj që e quan piramida e ngritur nga Partia Socialiste për bl

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat kishte një thirrje edhe për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Në aeroportin e Rinasit ka mbërritur këtë të shtunë një tjetër sasi vaksinash AstraZeneca.  

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një video, ku të rinjtë bëjnë thirrje ndaj qytetarëve që të mos shesin votën.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi ka zhvilluar një takim me profesionistët e lirë ekonom

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Gjirokastër iu ka treguar qytetarëve të pranishëm se ka takuar një fallxhore që i kishte

Kandidatete për deputete të Partisë Demokratike për qarkun Durrës, Manjola Luku, Blerina Reçi dhe Merita Dakovelli kanë zhvilluar këtë të

Deputeti Lefter Koka ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes nr.6 në Durrës, ku ka folur për projektet e rëndësishme që qeveria po kon

Kandidati i PDIU dhe Aleancës për Ndryshim, Florian Tahiri, i shoqëruar edhe nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me an

Deputetja Klodiana Spahiu dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako kanë inspektuar rrugën “Syri i Detit” në zonën e Spitallës