Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Xhaferaj nxjerr SMS-në: Drejtori i bashkisë, shantazh vartesve për votat

08/04/2021 - 19:04

Kreu i PD-së së Durrësit ka publikuar në faqen e tij në Facebook mesazhin që Arben Isaku, drejtor në Bashkinë e Durrësit i dërgon punonjësve të tij duke kërkuar që të lenë punën dhe të merren me fushatë.

Në mesazhin e Isakut publikuar nga Xhaferaj, ish-drejtori i ALUIZNI-t i arrestuar pas tërmetit në Durrës, i kërcënon vartësit e tij duke kërkuar që të bëjnë evidentimin e votuesve gri në lagjet e tyre me qëllim që më pas ata të joshen apo shantazhohen sipas kryedemokratit. 

“Duket qartë se në Shqipërine e Rilindjes, për tu bërë drejtor nuk duhet të kryesh funksionet e institucionit por ato të Partisë. Ky denigrim i shtetit dhe institucioneve do të marrë fund më 25 Prill dhe bashkë me të edhe shërbëtorët shantazhues të Rilindjes”, shkruan Xhaferaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Arben Isaku duhej të ishte para drejtësisë si një ndër përgjegjësit për legalizimet pa kriter, të cilat cuan në 51 viktima gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, por në fakt është një nga Drejtorët e Rilindjes në Durrës që po përdorin cdo metodë për të dhunuar punonjësit e administratës para 25 Prillit.

Në këtë mesazh dërguar nëpunësve të Bashkisë, Isaku si një shërbëtor i paskrupullt i interesave të ngushta të Rilindjes, i urdhëron punonjësit të lënë punën për tu marrë vetëm me sigurimin e votave për Partinë Socialiste.

Madje, duke i kërcënuar vartësit e tij, ai kërkon evidentimin e votuesve gri në qytet për t’i shantazhuar apo joshur më pas me metoda kriminale që i di vetëm Rilindja e Ramës. Shumë homologë të tij përdorin të njejtat metoda shantazhimi karshi nëpunësve, të cilët kërcënohen hapur me vendin e punës.

Duket qartë se në Shqipërine e Rilindjes, për tu bërë drejtor nuk duhet të kryesh funksionet e institucionit por ato të Partisë. Ky denigrim i shtetit dhe institucioneve do të marrë fund më 25 Prill dhe bashkë me të edhe shërbëtorët shantazhues të Rilindjes.

Arben Isaku duhej të ishte para drejtësisë si një ndër përgjegjësit për legalizimet pa kriter, të cilat cuan në 51...

Posted by Ferdinand Xhaferaj on Thursday, April 8, 2021

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Projekti i kryeministrit Rama për shndërrimin e portit të Durrësit dhe zonës përreth në marinë konsiderohet nga kandidati demokrat Igli C

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një foto nga Aeroporti i Kukësit, i cili do të quhet Aeroporti Ndërkombëtar Zayed-Flatra

Kandidati për deputet i PD për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj është takuar sot me përfaqesues të biznesit të vogël.

Në një takim me të rinjtë e FRESSH Shijak kryetari i bashkisë Elton Arbana është shprehur: Të rinjtë janë e ardhmja!

Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit kanë zhvilluar një takim me profesionistët e rinj të qytetit.

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar takimet elektorale në Vlorë, ku u shpreh se nuk kërkon asnjë votë për vete.

Nga Vlora, ku po zhvillon një takim me qytetarët, Rama nuk i ka kursyer thumbat për presidentin Ilir Meta dhe kandidatin e PD, Bujar Leks

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me fermerët në fshatin Grevë të Dibrës, tregoi planin e Partisë Demokratike për këtë kategori.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me qytetarët e Maqellarës në Dibër, tha se ndryshimi është fare pranë dhe i bëri të gjithëve thi