Pak minuta më parë, kreu i demokratëve durrsakë, njëherazi kandidat për deputet i qarkut Durrës, Ferdinand Xhaferaj, publikoi në rrjete sociale një mesazh, që sipas tij u ishte dërguar vartësve në bashki nga drejtori juridik Arben Isaku.

Në mesazhin e publikuar nga Xhaferaj, ku duket qartë edhe një numër telefoni, personi që e dërgon atë u kërkon punonjësve që nga dita e sotme të mos paraqiten në punë dhe të merren me fushatën zgjedhore dhe identifikimin e elektoratit gri.

“DurrësLajm” kontaktoi me drejtorin juridik të bashkisë, Arben Isaku, për të marrë një reagim prej tij lidhur me këtë akuzë të bërë nga kreu i demokratëve.

Në përgjigjen e tij, Isaku thotë: “S’është numri im. Vazhdon Ferdi të merret me spiunlliqet e kohës së xhaxhit Enver, se e ka pas për zemër”.

Statusi i Xhaferajt: