Ministrja e Bujqësisë, njëkohësisht kandidate për deputete e PS për qarkun Durrës, Milva Ekonomi, ka zhvilluar një takim me arsimtaret e zonës së Fushë Krujës.

Në një postim në rrjete sociale, Ekonomi shkruan se takimi shërbeu edhe për t’i falenderuar mësuesit, që pavarësisht vështirësive që krijoi pandemia, ata nuk e ndalën për asnjë moment punën dhe vazhduan të jepnin mësim online.

“Në Fushë Krujë me arsimtaret e zonës, për t’i falenderuar që përgjatë gjithë kësaj kohë të vështirë, vazhduan t’u japim mësim nxënesve të tyre duke përdorur mësimin online. Por nuk mund të mungojë një rast kuptimplotë i portalit #MësuespërShqipërinë,- shkruan Ekonomi.