Në një takim me të rinjtë e FRESSH Shijak kryetari i bashkisë Elton Arbana është shprehur: Të rinjtë janë e ardhmja! Besimi që të rinjtë na japin na motivon drejt një të ardhme më të mirë, të gjithë bashkë për të mbështetur forcën më progresiste, #PS në mandatin e tretë.

Ne dimë të kthejmë vështirësitë në sukses! Ishim pranë njerëzve kur patën më shumë nevojë për ne! Dhe do të punojmë çdo ditë për t’i shërbyer banorëve të Shijakut, për një të ardhme më të mirë. Nuk do të ndalemi, sepse e dimë që njerëzit na besojnë, sepse progresi i Shijakut vjen nga ne.
Forca super skuadra FRESSH Shijak.