Fushata e kandidatëve të Partisë Socialiste në Durrës ka zbritur në lagjet e vjetra të qytetit.

Në takimin e zhvilluar fillimisht në lagjen nr.1, kandidatët e PS kanë folur për projektet e rëndësishme që pritet t’i ndryshojnë rrenjësisht lagjet përreth qendrës.

Klodiana Spahiu tha se këtu ku jemi, gjendet zona më e rëndësishme arkeologjike e gjithë qarkut Durrës. Shumë shpejt do të nisë zbatimi i projektit të BE-së me vlerë 80 milionë euro për rehabilitimin e monumenteve kulturore, por një tjetër projekt i rëndësishëm është edhe ai për amfiteatrin e Durrësit.

Në takimin tjetër me banorë të lagjeve 3 dhe 4, kandidatët e Partisë Socialiste, Keida Ferra dhe Klodiana Spahiu thanë se me investimet që po kryhen nga bashkia e Durrësit në bashkëpunim me qeverinë, këto lagje do të jenë pikë referimi për turistët e huaj.

Spahiu ka përmendur një nga projektet kryesore, sic është porti turistik, duke theksuar se investimi që do të kryhet do ia rrisi më shumë vlerën lagjes që gjendet pranë portit.