Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, Ilir Ndraxhi ka zhvilluar një takim me fermerët në Gjepalaj.

Ndarxhi shkruan në Facebook se do të vazhdojnë të mbështesin fermerët duke rritur fondet e skemës së naftës pa taksa.

“Në Gjepalaj të Shijakut shpërndamë kartat e naftës pa taksa për fermerët e kualifikuar si fitues të skemës pas aplikimit në portalin e-albania. Ne do të vazhdojmë të mbështesim fermerin duke rritur fondet e skemës së naftës pa taksa nga 10 milionë dollarë që janë sot, në 50 milionë dollarë.”, shkruan Ndraxhi.

Gjepalaj Në Gjepalaj të Shijakut shpërndamë kartat e naftës pa taksa për fermerët e kualifikuar si fitues të skemës…

Posted by Ilir Ndraxhi on Wednesday, April 7, 2021