Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kandidati Xhelili me operatorët turistikë në Durrës: Oferta jonë, tunduese për turistët dhe operatorët e huaj

07/04/2021 - 16:22

Kandidati për deputet për qarkun Durrës, Alban Xhelili, është takuar me operatorë turistikë, me të cilët ka diskutuar problematikat e këtij sektori, të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Në takim, Xhelili, i shoqëruar edhe nga kandidati tjetër Arkend Balla, ka theksuar se vaksinimi masiv dhe vaksinimi i stafeve të operatorëve turistikë do të bëjë të mundur që ky sektor të mos ndjejë këtë verë pasojat e krizës.

“Oferta jonë do të jetë tunduese për të gjithë turistët dhe operatorët e huaj, “Vaksinim masiv i popullatës dhe me përparësi i stafeve të operatorëve turistik”. Kjo ofertë do jetë e parefuzueshme pasi deri në fillimin e sezonit turistik do kemi realizuar në një përqindje të lartë vaksinimin e popullsisë duke dhënë garanci se në Shqipëri është bërë maksimumi në luftën kundër pandemisë”,- shkruan Xhelili.

Nga ana tjetër, kandidati që mban nr.2 në listën e PS-së premton se do të jetë në parlamentin e ardhshëm zëri i biznesit durrsak.

“Unë do të jem zëri i biznesit durrsak në parlamentin e ardhshëm dhe do mundohem të mbështes secilin subjekt që pa u lodhur ndikon në ekonominë e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë”,- shkruan ai.

Së bashku me kandidatin Balla, Alban Xhelili angazhohet për hapjen e degëve të reja profesionale në UAMD dhe për më tepër bashkëpunim me bizneset, për t’u mundësuar studentëve praktika mësimore pranë subjekteve private.

Operatorët turistikë! Ky sektor u mendua se do të kishte humbje nga mungesa e lëvrimit të kontratave me shumë operatorë...

Posted by Alban Xhelili on Wednesday, April 7, 2021

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka vizituar mbrëmjen e kaluar aktivistin e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni, i cili ndodhet në spitalin e Durrës

Kryeministri Edi Rama teksa ishte duke dhënë një intervistë për "5 pyetje nga Babaramo" është ngritur nga studio dhe ka braktisur emision

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas plagosjes së një personi brenda zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në Kavjaë, në zyrat e Partisë Demokratike ku dhe ka ndodhur plagosja e 27-vjeçarit i cili është j

Presidenti Ilir Meta do të niset drejt Kavajës, pas incidentit që ndodhi sot në një zyrë elektorale të PD-së ku mbeti i plagosur me armë

Bledar Okshtuni, simpatizant i Partisë Demokratike, u qëllua këtë pasdite me armë zjarri brenda zyrës elektorale në Kavajë.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në drejtim të zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë. Për pasojë, n

Elbasani është një qark shumë i tensionuar për shkak të interesave të shumta që përplasen dhe incidentet për zgjedhjet nuk kanë munguar.