Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka ka zhvilluar takimin e radhës në lagjen e Shkallnurit. Gjatë takimit, Paloka theksoi pakënaqësinë që ka krijuar tashmë Rama si kryeministër, gjë që duket qartë në këto zona, të cilat drejtuesi politik i PD i ka vizituar çdo ditë duke parë çdo problematikë nga afër, ku mbizotërojnë problematikat infrastrukturore.

“Nëse nuk kemi kushtet elementare si ujë, rrugë, drita, kanalizimet, pra gjithçka që lidhet me jetën tonë të përditshme, atëherë nuk kemi pse e quajmë jetë më të mirë. Unë shoh që ju keni punuar dhe me mundin tuaj keni bërë vetë gjithçka, por nuk ju është kthyer as nga qeveria as nga pushteti lokal.”– ka deklaruar Paloka.

Gjithashtu Paloka u shpreh besimplotë se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të zgjidhen një pjesë e madhe e problemeve, me të cilat këta banorë hasen prej vitesh në zonat rurale.