Një ditë pasi Partia Demokratike njoftoi përmes nënkryetarit Edi Paloka se kanë çuar në SPAK deputetin aktual dhe kandidatin Jurgis Çyrbja, për “Shpërdorim detyre”, ka ardhur një reagim nga ky i fundit.

Teksa poston në Facebook një foto gjatë një takimi elektoral, Çyrbja shkruan se asgjë nuk e ndal fitoren e Partisë Socialiste.

Sipas tij, edhe 6 ditë e ndajnë vendin nga rikonfirmimi i mandatit të tretë.

Mirëmëngjes Asgjë nuk e ndal fitoren e Partisë Socialiste 6ditë nga rikonfirmimi i mandatit të tretë #VotoPS12 #VotoNr.3, Jurgis Çyrbja

Posted by Jurgis Çyrbja on Monday, April 19, 2021