Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet 3D të projektit të portit të Durrësit, pas prezantimit zyrtar që bëri mbrëmë në qytetin bregdetar.

“Mirëmëngjesi Durrës”, shkruan Rama krahas videos.

Porti pritet të transformohet pas një investimi 2 miliard euro dhe që do të ndërtohet nga  kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe, EMAAR Group.

Një natë më parë, kreu i qeverisë tha se porti i ri turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar.