Kryeministri Edi Rama tha gjatë takimit me të rinjtë votues për herë të parë në Durrës se Hipoteka e qytetit bregdetar është një ferr. Kjo sipas Ramës ndodh sepse kalimi i të dhënave në bazën kompjuterike nuk ka përfunduar ende.

“Në çdo vend të Shqipërisë edhe Durrës ka edhe drejtorë që nuk e meritojnë të jenë drejtorë. Në çdo vend të Shqipërisë edhe në Durrës ka njerëz në zyra që nuk e meritojnë të jenë në ato zyra. Por nëse kthejmë kokën pas nga u nisëm…

Sot 95% e shërbimeve merren nga telefoni ose kompjuteri më i afërt. Pse nuk e di unë ca është Zyra e Hipotekës në Durrës? Ferri i qytetarëve. Sepse kalimi i të dhënave në bazën kompjuterike nuk ka përfunduar.

Sepse nuk është regjistrim të dhënash automatike, është një lesh e li dokumentash të mbivendosura dhe një kaos i krijuar nga vendime gjykatash të bëra në dekada nga ajo drejtësi e cila u qëndroi shqiptarëve mbi kokë, jo për t’ju dhënë drejtësinë por për ta shitur dhe për ta blerë drejtësinë.”