Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Xhelili inspekton punimet për përforcimin e strukturave të dy ndërtesave në Plazh: Treguam se dimë të jemi pranë çdo familjeje

06/04/2021 - 09:51

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Alban Xhelili ka inspektuar punimet për përforcimin e strukturave të dy ndërtesave në zonën e Plazhit.

Teksa publikon disa foto ku shfaqet krah kryebashkiakes Emiriana Sako, Xhelili shkruan se po bëhet një punë e jashtëzakonshme që këto struktura të forcohen.

Sipas tij, pavarësisht dëmeve që ka shkaktuar tërmeti në Durrës, Partia Socialiste ka ditur të jetë pranë çdo familjeje të prekur.

"Për të inspektuar punimet për përforcimin e strukturave të 2 ndërtesave në zonën e Plazhit. Po bëhet një punë e jashtëzakonshme që këto struktura të forcohen. Pavarësisht dëmeve të mëdha që shkaktuan tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit ne treguam që dijmë të jemi pranë çdo personi të prekur dhe çdo familjeje. Në rastin konkret, investimi i jetës nuk shkoi dëm, falë përkrahjes së jashtëzakonshme të Kryeministrit Edi Rama. Shumë është bërë, akoma më shumë do të bëhet me ekipin e Partisë Socialiste, super energjik dhe të palodhur."

Për të inspektuar punimet për përforcimin e strukturave të 2 ndërtesave në zonën e Plazhit. Po bëhet një punë e...

Posted by Alban Xhelili on Monday, April 5, 2021

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me plagosjen e sekretarit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni, ngjarje e ndo

Kreu i PD, Lulzim Basha e nisi mëngjesin e sotëm me një konferencë online me përfaqësues gjermanë të trajnimit profesional dhe organizata

Katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se liria e medias gjatë qevirisjes së kryeministrit Edi Rama k

Presidenti Ilir Meta ka vizituar mbrëmjen e kaluar aktivistin e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni, i cili ndodhet në spitalin e Durrës

Kryeministri Edi Rama teksa ishte duke dhënë një intervistë për "5 pyetje nga Babaramo" është ngritur nga studio dhe ka braktisur emision

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas plagosjes së një personi brenda zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në Kavjaë, në zyrat e Partisë Demokratike ku dhe ka ndodhur plagosja e 27-vjeçarit i cili është j

Presidenti Ilir Meta do të niset drejt Kavajës, pas incidentit që ndodhi sot në një zyrë elektorale të PD-së ku mbeti i plagosur me armë