“Gjermania ka frikë nga Edi Rama”, çfarë thotë Zoran Zaev

06/06/2019 - 11:40

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga Brukseli ka folur për procesin e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Kreu i qeverisë së vendit fqinj tha se Franca dhe Holanda kanë shprehur rezerva për nisjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa theksoi se edhe Gjermania ka “frikë” nga kërcënimet e palës shqiptare, se një mbyllje dere me BE-në, mund të shoqërohet me destabilitet në rajon, kryesisht në Kosovë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut shkon më tej duke thënë se Gjermania ka frikë edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili sipas tij mund të kërcënojë palën gjermane me ndryshim kufijsh dhe një bashkim të mundshëm me Kosovën. Zoran Zaev thotë se përkundër lëvizjeve të mundshme, nuk e beson se një gjë e tillë do të ndodhë, ndërsa pohon se një hap i tillë do të ishte kthim me dhjetë vite mbrapa për Shqipërinë.

Ata mendojnë se nëse i hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe lihet jashtë Shqipëria, do të krijohet problem dhe mund të ndikojë tek Kosova. Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e mikut tim Edi Rama për ndryshime të mundshme të kufijve ose bashkimit me Kosovën, por unë nuk besoj në këto punë, pasi kjo do të thotë kthim prapa për 10 vjet për Shqipërinë. Ndërsa një gjë të tillë nuk e dëshiron askush”, tha ai, transmeton  Zhurnal.mk.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha paralajmëroi në ‘Çim Peka Live’ se shtatori do të nisë aty ku u la, me protesta të fuqishme për të rrëzuar

Deputetja socialiste e Shkodrës, Senida Mesi i është përgjigjur kreut të opozitës, Lulzim Basha, pasi ky i fundit publikoi dje procesverb

Pas Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, zgjedhur kryebashkiak i Vorës në vot

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata që po shfrytëzojnë guroret në Malin e Tomorrit.

Treguesit kryesorë të buxhetit për periudhën 7-mujore paraqiten të zhbalancuara për arsye se, shpenzimet u rriten me ritme më të shpejta

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një lajm të mirë, për 15-vjeçaren Elona Kuburja.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me bllokimin e 550 ton naftë në rafinerinë e Ballshit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me dosjen 184, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda shpal