Samiti i Berlinit/ Kryeministrja e Serbisë: E zhgënjyer nga Rama

03/05/2019 - 12:12

Jo vetën Ramush Haradinaj, por edhe kryeministrja serbe, Ana Branbiç u shpreh e zhgënjyer nga homologu i saj shqiptar, Edi Rama, pas samitit të Berlinit. Lajmi bëhet i ditur nga media vendase “telegraf.rs”.

“Nuk e shoh politikën shumë ndryshe nga marrëdhëniet ndërpersonale. Nëse bisedohet për diçka si politikanë dhe më pas(…) sheh gjëra të tjera, provokime në kurriz të Serbisë… Në këtë rast jam absolutisht e zhgënjyer”, tha Brnabiç.

Ajo shtoi se “për Ramën mendonte se ai kishte një tjetër vizion të marrëdhënieve në Ballkan dhe të marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve (…) por ai përpiqet të mbledhë pikë politike”.

Kryeministrja e Serbisë theksoi se “duhet të ketë më shumë sinqeritet në politikë, veçanërisht në situata kaq komplekse”.

Haradinaj fill pas samitit pati deklaruar se Rama e Thaçi i kanë bërë presion të heqë taksën ndaj mallrave serbe.

“Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së fshtiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bënin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë insistonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Macronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presidenti Macron”, ka thënë Haradinaj në një intervistë ekskluzive për T7 nga Berlini.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nisja zyrtarisht e fushatës zgjedhore po afron dhe kandidatët e përfshirë në të kanë nisur të zhvillojnë takimet e para dhe të përcjellin

“Protesta e nesërme nuk është për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, por për të kërkuar të të drejtën e çdo shqiptari për të mos pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Burrelit.

Pas kandidatëve të Bindjes Demokratike për Bashkinë e Kavajës e Lezhës, të tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore, edhe kandidati i Kamz

Në një postim në Facebook, ish-deputeti Petrit Vasili ngre pyetjen se pse kryeministrja Theresa May, pas Kruz nuk e pyeti kryeministrin E

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha nga studio e emisionit "Opinion", mbrëmjen e djeshme, ka reaguar presidenti i Kosovës Hashi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ftuar të gjithë shqiptarët në protestën e nesërme më 25 maj në Tiranë.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se 30 qershori është afat kushtetues për zgjedhjet.

Teksa pritej t’i kthente përgjigje letrës së tretë të kryeministrit Edi Rama për dialog, lideri i opozitës Lulzim Basha është shfaqur në

Aleati i kryedemokratiti Basha, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama.