Thirrja e Presidentit Meta: Pjesëmarrje sa më masive të shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi

10/02/2020 - 14:04

Presidenti Ilir Meta ka dalë me thirrjen e fortë për një pjesëmarrje sa më masive të shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore në Serbi, duke i quajtur të një rëndësie madhore.

“Presidenti Meta ka bërë thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Në këtë kontekst, pjesëmarrja në zgjedhje, si ato të përgjithshme, ashtu dhe lokale, është me rëndësi madhore”, thuhet në reagimin e shpërndarë për mediat nga Presidenca.

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, ILIR META

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur dhe ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në Luginën e Preshevës e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Presidenti Meta ka bërë thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Në këtë kontekst, pjesëmarrja në zgjedhje, si ato të përgjithshme, ashtu dhe lokale, është me rëndësi madhore.

Presidenti Meta inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.

Presidenti Meta shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë pas infektimit të mjekëve dhe infermierëve në QSUT.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim shumë të hapur dhe konstrukitv me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Duncan N

Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se parku fotovoltaik i Karavastasë do të jetë më i madhi në Ballkan dhe kjo sipas tij, do të je

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka marrë pjesë në mbledhjen që Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të N

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Rrogozhinë këtë të mërkurë, ku vizitoi tregun agro-ushqimor të këtij qyteti.

Byroja e Kuvendit përjashton me 10 ditë deputetin e opozitës parlamentare Ralf Gjoni.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ambasadorin e BE Luigi Soreca kanë zhvilluar një vizitë në Lushnjë, ku panë nga afër punën nëpër ferm

Rudina Hajdari, bashkëkryetarja në komisionin e reformës zgjedhore, ka deklaruar se mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare kanë arrit

Pas dekretimit të tre ligjeve të mazhorancës, Presidenti Ilit Meta ka vendosur të kthejë për shqyrtim në Kuvend ligjin për "Aktivitetet e