Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko është shëruar nga koronavirusi. Këtë fakt e ka bërë të ditur vëllai i tij, moderatori, Turjan Hysko.

Turi ka ndarë me miqtë e tij në Instagram lajmin se vëllai i tij kishte rezultuar negativ ndaj tamponit të fundit që kishte kryer.

“Nuk ma merrte mendja që do gëzohesha kaq shumë kur të më etiketonin vëllain si ‘Negativ’”, shkruan Turjan Hyko.

Eljo Hysko ishte një nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të cilët u prekën nga COVID-19, ndërkohë që ai ka qëndruar i izoluar, duke mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Në Kuvendin e Shqipërisë, veç, Eljo Hyskos ka rezultuar pozitiv me COVID edhe deputeti i larguar nga LSI, Ralf Gjoni, po ashtu dhe Enver Roshi. Roshi mësohet se ka patur probleme të rënduara me shëndetin dhe është dërguar për kurim më të specializuar në Turqi.