Basketboll në kohë Covidi, Ministria e Shëndetësisë miraton kërkesën për zhvillimin e ndeshjeve

28/01/2021 - 14:16

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur që të lejojë zhvillimin e ndeshjeve të basketbollit, të cilat ishin pezulluar për shkak të pandemisë.

Federata Shqiptare e Basketbollit kishte dërguar një shkresë, për të cilën mori përgjigjen se do të rikthehen aktivitetet, por duhen respektuar masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Në përgjigje të shkresës tuaj, Nr. 3 Prot, datë 11 janar 2021, të regjistruar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Nr. 149 Prot, datë 12.01.2021, me lëndë: “Kërkesë për vëmendje dhe mbështetje të posaçme për Federatën Shqiptare të Basketbollit, ju bëjmë me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e miraton kërkesën tuaj për zhvillimin e ndeshjeve të basketbollit.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve të respektohen masat e distancimit social si dhe masat higjieno-santiare për parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19”, thuhej në përgjigjen për kërkesën e Federatës Shqiptare të Basketbollit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS e cila zgjati për disa orë pasditen e sotme.

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS, e cila zgjati për disa orë pasditen e sotme.

Analisti dhe pedagogu Fitim Zekthi ka marrë një rol të rëndësishëm në Partinë Demokratike.

Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyll

Dalin disa nga vendet ku garojnë emra të njohur të PS-së. Mësohet se Pandeli Majko do të jetë i 19-ti në Tiranë.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet kryeministri Edi Rama ka përdorur figurat publike me futjen në listat për kandidate për depute

Partia Demokratike ka përcaktuar edhe kandidatët që do të jenë emrat e parë në listën e Durrësit.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD janë konfirmuar edhe emrat të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit në disa qarqe të ve

“Nisma Thurje” ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e 25 prillit.