Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se ai ka premtuar se do të miratojë kërkesat e futbollistëve.

“Futbolli do të fillojë shumë shpejt”, ka thënë kryeministri.

Kujtojmë se futbolli shqiptar ka bojkotuar që më 12 shtator fillimin e kampionatit shqiptar deri në plotësimin e  4 kërkesave të vendosura nga Liga Profesioniste e Futbollit. Drejtuesit e 10 ekipeve të Superligës janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund këtij bojkoti.