Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar mesazhe të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar Mico Papadhopulli.

Përmes një postimi në "Facebook", Kreu i Shtetit shkruan se Papadhopulli ishte frymëzim i sportit shqiptar.

“Ndarja nga jeta e “Dajës” legjendar të futbollit shqiptar Prof. Mico Papadhopulli është një lajm shumë i dhimbshëm edhe për mua si për të gjithë ata që e njohën dhe e donin për kontributet e jashtëzakonshme në zhvillimin e futbollit shqiptar edhe si kampion në fushën e blertë, por edhe si drejtues, frymëzues i sportit tonë përgjatë gjithë jetës së tij.Në këto momente jam pranë Famijes Papadhopulli dhe gjithë dashamirësve të pafund të tij, pranë klubit Partizani për të cilin kontribuoi në suksese historike brenda e jashtë vendit, pranë Federatës së Futbollit dhe gjithë sportdashësve tanë. Isha me fat që e njoha nga afër këtë njeri, sa të madh aq dhe të dashur e të thjeshtë. U prehtë në paqe shpirti i tij i pastër dhe i madh!”, shkruan Meta.