Teksa poston një foto me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, Presidenti Ilir  Meta thotë se tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it e shumë lidhjeve të tjera, do të kemi edhe një lidhje të re.

Meta shkruan në Facebook se u gëzua shumë kur dëgjoi se De Biasi do të jetë trajneri i ri i Azerbajxhanit.

POSTIMI I PLOTË

Tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it e shumë lidhjeve të tjera, do të kemi edhe një lidhje të re, trajnerin e ri të Kombëtares së tyre Gianni De Biasi.

U gëzova për këtë vlerësim ndaj tij dhe pata kënaqësinë t’i uroja sa më shumë suksese.

Ne nuk e harrojmë kurrë Gani Abazin tonë të dashur!