Dako: Votë për PS-në, qeveria “Rama” mbështetëse e madhe për Durrësin

Postuar: 19/06/2017 - 10:15

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, njëherësh kreu i Bashkisë, Vangjush Dako, së bashku me kandidatët për deputetë, Klodjana Spahiu dhe Jurgis Çyrbja, zhvilluan një takim me banorët e zonës së Xhafzotajt, njësia administrative Rrashbull.

Dako kërkoi mbështetjen e banorëve për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për të bërë akoma dhe më tepër sesa u bë në këto 44 muaj qeverisës. “Na duhet një mandat që të vazhdojmë të bëjmë përsëri, jo vetëm kaq sa kemi bërë, por shumë e shumë më tepër, për të bërë Shqipërinë që duam, me më shumë shtet, me më shumë punësim, me më shumë mirëqenie për familjet tona”, u shpreh Dako.

Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se qeveria “Rama”, në këto katër vite, ka qenë një mbështetëse e madhe për Bashkinë e Durrësit e cila ka përfituar fonde dhe financime aq sa nuk kishte përfituar në 25 vite të marra së bashku. “Fitorja e Edi Ramës është një mbështetje e madhe edhe për Bashkinë e Durrësit. Kemi katër vite që kemi punuar me këtë qeveri dhe kemi përfituar fonde dhe financime sa nuk kishte përfituar Bashkia për 25 vite të marra së bashku. Investime kudo në Durrës por të gjitha këto bëhen vetëm me mbështetjen e Edi Ramës i cili ka një vizion për të mbështetur pushtetin vendor i cili është më pranë shërbimit të qytetarëve”, theksoi Dako.

Ndërkohë, kandidatja Spahiu u shpreh se fitorja e Partisë Socialiste më 25 Qershor jo vetëm që është e sigurt, por do të sigurojë më shumë se 71 mandate. “Fitorja e 25 Qershorit jo vetëm është e sigurt, por do të marrim më shumë sesa 71 mandate dhe për këtë jam e bindur që Xhafzotaj, Rrashbulli dhe kudo në këtë zonë do të votojnë Partinë Socialiste, do të votojnë Edi Ramën, sepse ju e keni parë, e keni provuar se çfarë ka ndodhur në këto 44 muaj por mbi të gjitha keni parë dhe keni provuar sesa punë po bëhet në këtë zonë”, deklaroi Spahiu.

Ndërsa kandidati Çyrbja siguroi banorët se “do jem fryma juaj, zëri juaj në parlament dhe do jem mbështetja juaj për çdo reformë që do jetë në të drejtën tuaj. Partia Socialiste ka bërë shumë, por akoma ka shumë për të bërë. Që të bëjmë këto reforma dhe të përfundojmë ato reforma që janë nisur është e nevojshme mbështetja juaj dhe vota juaj më 25 Qershor”.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe ish-kreu i shtetit, Bujar Nishani, reagoi në lidhje me lajmet që vijnë nga Hollanda për vendosjen e regjimit të vizave ndaj shqiptar

Kreu i ekzekutivit Edi Rama u bën thirrje qytetarëve të Shqipërisë që të bëhen pjesë e bashkëqeverisjes.

Partia Demokratike i bën thirrje deputetit të PDIU Aqif Rakipit “hiq dorë nga mandati, shko para drejtësisë”, pasi ai aksidentoi

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme pas kërkesë së autoriteteve holandeze për të rikthyer regjimi

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu reagoi në lidhje me kërkesën e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave ndaj Shqipërisë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka bërë komentin e tij në lidhje me lajmin se Holanda kërkon të rikthejë vizat me Shqip

Pas kërkesës së Holandës për kthimin e vizave për shqiptarët, ka reaguar dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku, duke e cilësuar “këmbanë

Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë një mëngjes të mirë për shqiptarët me përshtypjet e një gazetari anglez.

Ish- deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka bërë ironi me kreun e kësaj force politike Lulzim Basha në lidhje me raportin e ministrave teknik

Kryeministri Edi Rama vazhdon me traditën e përshëndetjes së mëngjesit me video që promovojnë turizmin në Shqipëri.  Kësaj here ai ka sje