Edhe kryesuesi i  listës së kandidatëve për deputet të LSI-së për Durrësin Lefter Koka, ka reaguar pas ngjarjes së sotme, kur koordinatori i LSI-së për Fushë-Krujën u dhunua në rrethana ende të paqarta e të pazbardhura nga policia.

Për këtë ngjarje, Koka fajëson Policinë e Shtetit “që ka ikur në drejtim të paditur dhe po sulmon qytetarët anembanë vendit”. 

Koka ka qenë në ambientet e Traumës, ku ka vizituar nga afër të dëmtuarin Blerim Çela.

Reagimi i Lefter Kokës:

E pabesueshme ç’ka po ndodh! 
Policia e Shtetit ka ikur në drejtim të paditur dhe Policia e KRIMIT dhe DROGES po sulmon qytetarët anembanë vendit. 
Pavarësisht presioneve të Rilindjes së Krimit është koha që të gjithë ne, shqiptarët kudo janë të ruajnë qetësinë dhe t'i tregojmë kësaj Bande më 25 Qershor FUNDIN! 
I dashur Blerim, të dashur familjarë e fëmijë të Blerimit, të dashur qytetarë shqiptarë kudo jeni !
Le të jemi të qetë, këto janë përpëlitjet e fundit, por më besoni nesër do të jenë vetëm një kujtim i hidhur për ju e për ne!

Më herët, edhe nënkryetari i LSI-së Luan Rama kërkoi shkarkimin e kryepolicit Haki Çako dhe disa shefave të tjerë të Komisariateve në disa qytete të vendit. Kjo kërkesë vjen pas dhunimit të disa eksponentëve të LSI-së sot në Pukë dhe Fushë-Krujë.