KZAZ numër 23, ishte e para që nisi numërimin e votave në orën 08.00 mëngjesit në Durrës dhe pritet ta mbyllë numërimin para mesnate. Procesi qëndroi i bllokuar për gjithë natën e shkuar.

Hapja e 10 kutive të para të zonës së Porto Romanos dhe Spitallës një ish-bastion i PD në të gjitha zgjedhjet, dhe i LSI-së në zgjedhjet e 2015, ka folur vetëm për PS.

Rezultate të përmbysura dolën edhe nga numërimi i kutive në lagjen nr.7 e nr.8 në pjesën kodrinore të qytetit, ku janë vendosur të ardhurit e ku LSI-ja ishte forcë e parë në 2015.

Në të gjitha qëndrat e votimit PS ishte në avantazh të dukshëm me PD dhe LSI-në. Në KZAZ nr.23 u numëruan dhe dy qëndrat e votimit ku votuan kundërshtarët politikë Vangjush Dako dhe Lefter Koka.

K.H.