Analisti Agron Gjekmarkaj shprehet se kreut të PD-së, Lulzim Basha disfatën në këto zgjedhje ia ka dhënë lista që ai i paraqiti elektoratit.

I ftuar në “Top Channel” për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 Qershorit, ai tha se lista e Bashës nuk ishte aspak përfaqësuese.

“Bashës disfatën ia dha lista. PD kishte nevojë për një rinovim cilësor. Ata që duhet të sillte në skenë duhet të ishin personalitete të konfirmuara. Ata që Basha solli nuk ishin aspak përfaqësues, por ishin njerëz të vegjël”, tha Gjekmarkaj.