Procesi i votimit ka përfunduar në orën 20.00, ndërsa tashmë ka filluar transportimi i kutive të votimit drejt qendrave të numërimit.

“DurrësLajm” siguron fotot ku duket se kutitë e para të votimit kanë mbërritur në qendrën e numërimit tek pallati i sportit “Ramazan Njala”.

Në rang qarku, gjatë këtyre zgjedhjeve Durrësi ka patur 460 qendra votimi, ndërsa si bashki 319 të tilla. 

Ndërkohë për Bashkinë e Durrësit janë përcaktuar katër Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.