Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta, ndonëse President i Zgjedhur i është bashkuar fushatës së forcës që përfaqësonte. Edhe sot nga Durrësi ai e paralajmëroi hapur kryeministrin Edi Rama kur i tha se do pësojë një humbje të paparë.

“Le të vijë vërdallë me autobusin e administratës, është i pashpresë. Do ta pësojë më rëndë se në ‘94 kur ai miku im bëri referendum për ta marrë gjithë pushtetet për vete”,- tha Meta.