“Nëse unë do ta blija votën tënde, sa lekë do të doje ti?” Zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri ka postuar në “Facebook” një videomesazh ndërgjegjësues për të mos shitur votën.

Qytetarët pyeten sa lekë do të donin për të shitur votën dhe përgjigjja e tyre është negative.

Mesazhi i kësaj videoje ndërgjegjësimi është: “Mos e shisni votën. Sepse nuk ka çmim”.