Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike dhe kjo mund të dallohet qartë pas numërimit të mbi 20% të votave. Teksa janë numëruar 1357 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me mbi 50.33% të votave, e ndjekur nga PD me 27.74% të votave dhe LSI me 15.35% të votave.

Rritje në shifra nuk ka vetëm PS, por një rritje të ndjeshme vërehet edhe te LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë në këtë legjislaturë.

Në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar te numërimi i deritanishëm, projeksioni për ndarjen e mandateve rezulton si më poshtë:

PS – 75 mandate
PD – 41 mandate 
LSI – 20 mandate
PDIU – 3 mandate
PSD – 1 mandat