Shqipëria votoi më 25 qershor për zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare dhe deri më tani janë numëruar mbi 38% të votave.

Teksa janë numëruar 2090 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS është në avantazh të thellë me mbi 51.82% të votave, e ndjekur nga PD me 29.53% të votave dhe LSI me 15.71% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD-në që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Rritje në shifra nuk ka vetëm PS, por edhe LSI, e cila duket se do të ketë më tepër deputetë këtë legjislaturë.

Bazuar te numërimi i deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS – 76 mandate

PD – 40 mandate

LSI – 21 mandate

PDIU – 2 mandate

PSD – 1 mandat