Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka folur pas procesit të numërimit të votave në këtë qark ku PS siguroi 7 deputetë, nga 14 që ka në total.

Balla falënderoi të gjithë mbështetësit dhe u shpreh se fitorja e PS-së është besim dhe përgjegjësi. Ai nuk nguroi të ironizojë edhe LSI-në e cila gjatë fushatës theksonte se do të dalë forcë e parë politike.

“Ne nuk heqim dorë nga angazhimi ynë për sa më shumë punësim, për sa më shumë mirëqenie dhe sigurisht për një shtet që t’u shërbejë të gjithëve. Procesi i numerimit në Elbasan ishte një proces i vështirë, por gjithçka shkoi brenda standardeve dhe tashmë çdo parti politike duhet të pranojë rezultatin. Ajo forca e parë nga shkoi?”, tha Balla teksa të pranishmit fillojnë të qeshin.