Nga rezultatet paraprake të KQZ-së, rezulton që të ketë një numër shumë të lartë të votave të pavlefshme.

Nga të dhënat paraprake, të paktën 5025 shqiptarë, pavarësisht se kanë shkuar pranë qendrës së votimit, kanë preferuar ta kthejnë atë në të pavlefshme.

Numri është paraprak, pasi deri në këtë rezultat janë numëruar 846 kuti nga 5362 të tilla në të gjithë vendin.

Lista e atyre që e kanë çuar dëm votën e tyre pritet të rritet me shtimin e kutive të numëruara.