“Kush e tërheq litarin më fort”, Meta mesazh Ramës para se të vendosë për koalicionin

14/04/2017 - 13:56

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së, kryetari i saj Ilir Meta ka folur sërish për koalicionin, ku i ka lëshur një mesazh të qartë aleatit të tij në qeveri, Edi Ramës. Ndërsa i kujton disa shprehje të popullit, Meta i kujton Ramës se zgjedhjet në 2013 i fitoi me ndihmën e LS-ja prandaj është koha që të mos tregohet forca.

“Në këtë situatë duke qenë të bindur se koalicioni PS-LSI që fitoi para 4 vitesh bindshëm dhe e gjithë KQZ iu la Berishës, pati një klimë jo të lehtë. Unë besoj se një koalicion i tillë e ka më të thjeshtë për të fituar dhe konfirmuar me zgjedhje të qeta, mos harro që tani kemi edhe PDIU. Ndaj nuk duhet parë si çështje force se kush është më i fortë dhe se kush e tërheq litarin më fort. Duhet parë si çështje tolerance”,- tha Meta.

Lideri i LSI-së Ilir Meta, ka bërë thirrje për ulje të tensioneve politike. Meta vendos theksin
përsëri tek dialogu mes palëve.

“Keqardhje që nuk ka lëvizur asgjë në drejtim të dialogu. E vetmja gjë që kanë lëvizur janë afatet. Çdo ditë që ecim përpara pa dialog dhe klimë konstruktive na çdo në një krizë që askush nuk e parashikon. Është detyrë e politikanëve që t’i parandalojnë”,– tha Meta.

Kreu i LSI-së tha se shqetësimi kryesor janë zgjedhjet dhe standardet e tyre.
“LSI ka bërë dhe do të bëjë më të mirën për dialog dhe zgjedhje të standardeve evropiane. Nuk na duhen formulime që zgjedhjet ishin më të mira se ato të kaluara”,– tha Meta.

Kreu LSI-së bëri apel për vetëpërmbajte të politikanëve. “Ne si politikanë instrumentin kryesor kemi fjalën. Në komunikim dhe në krijimin e klimës së mirëbesimit apo konfliktualitet”, tha Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dega e PD-së në Durrës ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook një kolazh me foto nga protesta e pasdites së djeshme.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Një foto nga takimi elektoral në Durrës, ku shfaqet koordinatori Vangjush Dako ndërsa shtrëngon duart me kandidatët për kryetar bashkie n

Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale ka prezantuar në Tropojë kandidatin e PS, Rexh Byberi.

Një ditë pas protestës së opozitës që i parapriu dhe shoqëroi takimin elektoral të Edi Ramës në Durrës, nënkryetari i degës lokale Arlind

Kryeministri Edi Rama ka paditur gazetarin gjerman Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në të përditshmen gjermane "Bild".

Valbona Sako, kandidatja socialiste për bashkinë e Durrësit ka falenderuar pjesëmarrësit për mbështetjen e treguar gjatë takimit të djesh

Bashkitë që janë nën drejtimin e opozitës kanë vënë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se asnjë vendim i paligjshëm i këtij Komis

Na ndajnë edhe pak ditë nga 30 qershori, dita e zgjedhjeve, për të cilën kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa herë se nuk do lëvizë pa

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka publikuar një foto ku shfaqet famuri kombëtar i hedhur në tokë pas mitingut të një ditë më parë të kryemi