Pas padisë që kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla bëri ndaj deputetit të PD-së, vjen përgjigja e Ervin Salianjit. Ky i fundit, përmes ironies, thekson se nuk i ka gjë 10 milionë lekë që do Balla si dëmshpërblim, pasi i dha ‘200 mijë euro Fredi Alizotit për videon’.

“Unë që “i dhashë” Alizotit 200.000 Euro, për Ballën 10 milion lek janë hiç

Tē gjitha paratë që kemi të shkojnë për fondet e riedukimit, të ndihmojmë PS nga shoket e krimit!

Sapo ka filluar!

Të fala departamentit të shpifesave!”,- thote Salianji.