Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim iu është bashkuar urimeve me rastin e 108-vjetorit të lindjes Forca të Armatosura Shqiptare.

Përmes një postimi në Twitter, Kim thekson se SHBA është krenare që stërvitet dhe lufton së bashku me forcat shqiptare.

“Gëzuar 108 vjetorin e lindjes Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne jemi krenarë që stërvitemi dhe luftojmë së bashku – forcat amerikane dhe shqiptare #KrahPerKrah. Ne shpresojmë të forcojmë më tej gatishmërinë tonë të përbashkët, bashkëpunimin dhe punën në ekip. Urime!”, shkruan diplomatja amerikane.