12 vite burg për Tahirin, Bardhi: Është show, i duhet Ramës para vizitës në Gjermani

11/09/2019 - 22:55

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke u ndalur tek çështja “Saimir Tahiri” e komentoi pretencën e prokurorisë me 12 vite burg të ish-ministrit si show. 

“Ne e kemi bërë të qartë dhe koha po na jep të drejtë se gjithë ai process gjyqësor dhe sjellja e Prokurorisë me çështjen e Saimir Tahirit është një show. Pra janë në rol Saimir Tahiri, Prokuroria dhe Gjykata. Janë në të njëjtin rol, atë të mbrojtjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pretencën 12 vjet burg nga prokuroria e shoh në të njëjtën logjikë apo linjë veprimi siç ishte edhe kërkesa për arrestim. Ju kujtoj që këtë javë kryeministri i Shqipërisë viziton Gjermaninë dhe sa herë, përpara se të vizitojë Gjermaninë, duke qenë se Gjermani e ka një nga kushtet për hapjen e negociatave procesin e rregullt dhe dënimin e e zyrtarëve të përfshirë në këtë dosje, edhe Saimir Tahirin të përmendur me emër të përveçëm, Edi Rama përdor prokurorinë për të bërë një lëvizje.  Ju kujtoj takimin e tij në Berlin dhe ju ftoj të hapni arkivat”, u shpreh ai.

Më tej shtoi:

“Pak ditë përpara takimit të shkuar me kancelaren Merkel, nxiti prokurorinë të bënte gjoja sikur kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit dhe pas takimit e pamë të gjithë se nuk ndodhi. Në të njëjtën formë po vepron edhe tani.  Dua të sjell në vëmendje se të kërkosh për një person 12 vite burgim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe personi të jetë në gjendje të lirë, kjo ndodh për herë të parë në 30 vite. Nuk ka ndodhur kurrë që të kërkohen 12 vite për një person, që tregon se ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, pra ka mundësi të prishë prova, dhe ai të gjykohet apo të hetohet në gjendje të lirë. Pra, e gjitha kjo është një show. E kemi thënë që në fillim, Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, për shkak të dosjes së  vëllait të tij, dosjes “Xibraka”, deklaroi Bardhi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shoqëruar sot në ditën e parë të shkollës dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhiu publikoi sot dokumente që faktojnë dënimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Baba

I pranishëm në gjimnazin "Petro Nini" në Tiranë me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, ambasadori i BE në Tir

Sipas Partisë Demokratike arsimi në Shqipëri është në vdekje klinike.

Presidenti Ilir Meta bën thirrje që të gjitha forcat politike në vend të punojnë që Bashkimi Europian të hapë negociatat për anëtarësimin

Nga shkolla “Servete Maçi” në kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit në ditën e parë të vitit shkollor 2019-2020.

Nga ceremonia e 77-vjetorit të Konferencës së Pezë, Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje politikës shqiptare që t’i lërë mënjanë intere

Zyrtari i lartë i BE do të pritet nesër në 15:00 nga kryeministri Edi Rama.

Ashtu sikundër paralajmëruan në seancë plenare, Grupi Parlamentar Demokrat pritet të dorëzojë sot një kallëzim penal për koncensionet e d