Presidenti Ilir Meta ka takuar në Prishtinë familjen e ish-Presidentit të Kosovës, pasi kreu homazhet në varrin e Ibrahim Rugovës.

Me anë të një statusi në Facebook, ai shpreh kënaqësinë të takojë familjen e Presidentit historik të Kosovës.

Postimi i Metës:

Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon.