1.5 mln euro bllokohen në portin e Durrësit, Basha e paralajmëroi 3 ditë më parë

24/06/2018 - 16:28

   Kapet në Portin e Durrësit një mjet tip ‘Tojota Jaris’ pa targa, brenda të cilit ishin fshehur  1.5 milionë euro,  prerje 100-she.

Kujtojmë që kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi 3 ditë më parë Tauant Ballën gjatë seancës së Kuvendit se do t’i mbërrinin miliona euro në Toyota Yaris, si para droge të trafikuara prej tij.

Balla, ishte duke qeshur, teksa Basha fliste për negociatat, ndërsa përgjigja e Bashës ka qenë: “Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri.

Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita.”, akuzoi Basha.

Burime bëjnë me dije se mjeti së bashku me 1.5 milionë euro është gjetur sot gjatë një kontrolli në portin e Durrësit. Nuk dihet ende se çfarë informacioni ka pasur Basha dhe nëse sekuestrimi i sotë ka apo jo lidhje me këtë deklaratë të bërë në Kuvend.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike ka reaguar pas lirimit të dy ish-deputetëve socialistë nga burgu, të arrestuar në sajë të operacionit "Vol-Vo 4". Në n

“Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të kishte arrestuar brenda ditës, uzurpatorin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, jo vetëm p

Qytetari dixhital ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, se kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ndihmohet në zgjedhje nga

Nga panairi i librit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një prononcim për mediat ka deklarauar se politi

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar mbështetjen që opozita po i jep ba

Ashtu siç u bë e ditur edhe dje, këshilltarët opozitarë në Bashkinë e Tiranës kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak në një akt pr

Në emër të grupit parlamentar të mazhorancës, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që javën e ardhshme të marrë pjesë në seancën plenare

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ishte pranishëm në konferencën shkencore në Shkodër të organizuar nga Këshilli i qarkut Shkodër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij të ‘Facebook’ dy ngjarje në Vlorë dhe Laç që sipas tij janë fshehur nga policia