15 vjet nga Eksodi kosovar, dy qeveritë mblidhen në Kukës

16/04/2014 - 09:32

Tiranë, 16 prill 2014 - Në 15-vjetorin e përkujtimit të eksodit më të madh të shqiptarëve të Kosovës, ku nën dhunën dhe represionin serb u deportuan në Shqipëri mbi 1 milionë kosovarë, të dy qeveritë kanë vendosur të organizojnë aktivitete ndryshe. 

Bëhet e ditur se do të kujtohet në mënyrë ceremoniale UÇK-ja dhe bujaria e atyre që hapën dyert e shtëpisë dhe që nga ai moment kanë krijuar lidhje të jashtëzakonshme mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë këtij manifestimi të quajtur: “Nga Eksodi tek Partneriteti Strategjik”, do të nënshkruhen disa marrëveshje në mes dy qeverive si dhe do të ketë aktivitete të ndryshme kulturo-artistike dhe sportive.

Pikërisht 15 vjet më parë mbi 75 mijë qytetarë të qytetit të Mitrovicës dhe kaluan kufirin në pikën e Vërmicës. Popullsia prej 50 mijë banorësh e qytetit të Kukësit në ato ditë do të 10-fishohej, duke e kthyer këtë qytet në simbol të qendrës dhe atdhedashurisë.

Në qytetin e Kukësit, në imitim të atij fluksi të madh të larguarish me forcë nga Kosova prej dhunës serbe 15 vite më parë, do të ngrihen kampingje të improvizuara.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Një foto nga takimi elektoral në Durrës, ku shfaqet koordinatori Vangjush Dako ndërsa shtrëngon duart me kandidatët për kryetar bashkie n

Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale ka prezantuar në Tropojë kandidatin e PS, Rexh Byberi.

Një ditë pas protestës së opozitës që i parapriu dhe shoqëroi takimin elektoral të Edi Ramës në Durrës, nënkryetari i degës lokale Arlind

Kryeministri Edi Rama ka paditur gazetarin gjerman Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në të përditshmen gjermane "Bild".

Valbona Sako, kandidatja socialiste për bashkinë e Durrësit ka falenderuar pjesëmarrësit për mbështetjen e treguar gjatë takimit të djesh

Bashkitë që janë nën drejtimin e opozitës kanë vënë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se asnjë vendim i paligjshëm i këtij Komis

Na ndajnë edhe pak ditë nga 30 qershori, dita e zgjedhjeve, për të cilën kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa herë se nuk do lëvizë pa

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka publikuar një foto ku shfaqet famuri kombëtar i hedhur në tokë pas mitingut të një ditë më parë të kryemi

Në disa rrethe kanë mbërritur materialet zgjedhore për 30 qershorin.