15-vjetori i Eksodit, Thaçi-Rama: Sot na udhëheq paqja

16/04/2014 - 18:26

Kukës, 16 prill 2014 - Në 15-vjetorin e përkujtimit të eksodit më të madh të shqiptarëve të Kosovës, ku nën dhunën dhe represionin serb u deportuan në Shqipëri mijëra kosovarë, të dy qeveritë organizuan sot një sërë aktivitetesh në qytetin e Kukësit.

Në sheshin qendror të qytetit verior, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte shtruar për homologun nga Prishtina Hashim Thaçi tapetin e kuq të ceremonive zyrtare. Në përfundim të ceremonisë zyrtare u zhvillua konferenca “Nga eksodi te partneriteti strategjik”, e cila u hap me shfaqjen e një mini-dokumentari, me temë luftën e Kosovës, dramat që prodhoi, ndër to dhe dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre.

Në 15 vjetorin e eksodit të 1999-ës, Kryeministri Rama falënderoi aleatët dhe presidentët amerikanë për mbështetjen nga lufta deri te pavarësia e Kosovës. Mirënjohje shprehu edhe për paraardhësin e tij Berisha, me bindjen se Kosova është ajo që bashkon shqiptarët.

“Në këtë ditë ku ne shqiptarët mund t’i themi vetes, ne ndahemi për gjithçka për çështje politike, por ne fatmirësisht nuk ndahemi tek çështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës por që sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve. Kosova ka vlejtur edhe për këtë si burime një fryme që ka arritur t’i unifikojë shqiptarët e Shqipërisë edhe atëherë kur kanë qenë të paunifikueshëm. Sa më të fortë të jenë shqiptarët kudo ku jetojnë, aq më i fortë është kombi ynë dhe aq më fort ne mund të mbështesim njëri- tjetrin për të mbrojtur të drejtat jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por në Preshevë Maqedoni e kudo.”,-deklaroi Rama. 

Për Kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, përkujtimi i 15-vjetorit të eksodit nuk kërkon të nxisë urrejtjen por të kujtojë një luftë të drejtë. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi shprehu mirënjohje për homologun Edi Rama dhe autoritetet shqiptare që mundësuan përkujtimin në Kukës të 15-vjetorit të eksodit kosovar.

“Politikat gjenocidale ndaj popullit tonë ishin krime kundër mbarë njerëzimit. Kjo është arsyeja pse e gjithë bota na ka mbështetur. Në këtë ditë ne ritheksojmë qartë me bindje se lufta jonë ishte e drejtë dhe legjitime dhe askush nuk mund ta njollosë. Sot i jam mirënjohës kryeministrit Rama që ka bërë të mundur që kjo ditë të përkujtohet ashtu siç e meriton”,- deklaroi Thaçi. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dega e PD-së në Durrës ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook një kolazh me foto nga protesta e pasdites së djeshme.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Një foto nga takimi elektoral në Durrës, ku shfaqet koordinatori Vangjush Dako ndërsa shtrëngon duart me kandidatët për kryetar bashkie n

Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale ka prezantuar në Tropojë kandidatin e PS, Rexh Byberi.

Një ditë pas protestës së opozitës që i parapriu dhe shoqëroi takimin elektoral të Edi Ramës në Durrës, nënkryetari i degës lokale Arlind

Kryeministri Edi Rama ka paditur gazetarin gjerman Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në të përditshmen gjermane "Bild".

Valbona Sako, kandidatja socialiste për bashkinë e Durrësit ka falenderuar pjesëmarrësit për mbështetjen e treguar gjatë takimit të djesh

Bashkitë që janë nën drejtimin e opozitës kanë vënë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se asnjë vendim i paligjshëm i këtij Komis

Na ndajnë edhe pak ditë nga 30 qershori, dita e zgjedhjeve, për të cilën kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa herë se nuk do lëvizë pa

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka publikuar një foto ku shfaqet famuri kombëtar i hedhur në tokë pas mitingut të një ditë më parë të kryemi