Përmes një postimi në Facebook, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ku kujtuar ngjarje të ndryshme të ndodhura më 21 janar ndër vite.

Referuar 100-vjetorit të kongresit të Lushnjes, Bushati shkruan se kjo datë na nderon, ndërsa ngjarja e dyta na dhëmb, duke përmendur ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Bushati e cilëson si turpërues 21 janarin e vitit 2011, ku sipas tij shteti vrau 4 protestues të pafajshëm dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj.

POSTIMI I PLOTË

21 Janarët!

I pari na nderon. 100 vjetori i Kongresit të Lushnjes është dëshmi e maturisë politike të njerëzve të mençur që ditën të bëhen bashkë për fatet e Shqipërisë në momente kritike.

I dyti na dhemb. Pasi lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, në 2006-ën. Personalitetit që udhëhoqi rezistencën ndaj Serbisë e që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.

I treti na turpëron. Sepse më 21 Janar 2011, shteti vrau 4 protestues të pafajshëm dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj.