21 vite nga vrasja/ PD dhe familja Hajdari bashkë për nderimet e heroit

12/09/2019 - 10:37

Sot përkujtohet 21-vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Ditën e homazheve e nisi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke vendosur një kurorë me lule te memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet.

Më pas ishte kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, bashkëshortja e Azem Hajdarit dhe fëmijët e tij që bënë homazhe para bustit.

Duke folur për mediat, Basha tha se amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane, demokratike, ku qytetarët janë zot të fateve të tyre, një politikë të ndarë nga krimi.

“Sot shqiptarët nderojnë Azem Hajdarin, liderin e lëvizjes studentore të ’90, që u vra mizorisht nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit.

Amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane dhe demokratike, ku qytetarët janë zotë të fateve të tyre me një politikë të ndarë nga krimi, ku kriminelët të jenë para drejtësisë dhe pas hekurave dhe fatet e vendit të merren me përgjegjësi të plotë nga ata që shqiptarët i gjykojnë me votë të lirë dhe të ndershme.

Sot në këtë 21 vjetor akoma është aktuale plaga e hapur, krimi vijon që të ketë mbrojtjen dhe postet shtetërore.

E sotmja është po kështu edhe një thirrje për bashkim mes të gjithë shqiptarëve të ndershëm, demokratëve dhe socialistëve të ndershëm që kurrë nuk e kanë pranuar politikën e lidhur me krimin dhe vjedhjen me ligj si politikën e vetme për t’u bërë bashkë për të hapur rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa.

Ka ardhur koha që rinia shqiptare ta mbyllë tranzicionin dhe të hapë rrugën e vlerave, demokracisë, lirisë dhe barazisë para ligjit. Ky është nderimi më i madh për Azem Hajdarin dhe qindra të tjerë”, tha Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shoqëruar sot në ditën e parë të shkollës dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhiu publikoi sot dokumente që faktojnë dënimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Baba

I pranishëm në gjimnazin "Petro Nini" në Tiranë me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, ambasadori i BE në Tir

Sipas Partisë Demokratike arsimi në Shqipëri është në vdekje klinike.

Presidenti Ilir Meta bën thirrje që të gjitha forcat politike në vend të punojnë që Bashkimi Europian të hapë negociatat për anëtarësimin

Nga shkolla “Servete Maçi” në kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit në ditën e parë të vitit shkollor 2019-2020.

Nga ceremonia e 77-vjetorit të Konferencës së Pezë, Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje politikës shqiptare që t’i lërë mënjanë intere

Zyrtari i lartë i BE do të pritet nesër në 15:00 nga kryeministri Edi Rama.

Ashtu sikundër paralajmëruan në seancë plenare, Grupi Parlamentar Demokrat pritet të dorëzojë sot një kallëzim penal për koncensionet e d